5 Temmuz 2016 Salı

Besimi Në Engjëj

Besimi Në Engjëj

Engjëjt, siç na informon Kurani, janë robërit e Zotit, të cilët zbatojnë urdhrat e Tij. Zoti u ka caktuar atyre detyra të ndryshme. Xhibrili, për shembull, ju dërgon shpalljet hyjnore profetëve. Ekzistojnë engjëjt në secilën anë të një njeriu, duke shkruar çka do që ai bën; engjëjt që i mirëpresin njerëzit në Parajsë dhe ata engjëj të cilët janë roje të Xhehenemit; engjëjt të cilët marrin shpirtrat e njerëzve, engjëjt të cilët i ndihmojnë besimtarët, engjëjt të cilët u komunikojnë të dërguarve se cilët nga mesi i njerëzve të pabindur do të marrin ndëshkimin e Zotit, engjëjt të cilët japin lajmin e mirë për një të porsalindur të dërguarve. Engjëjt janë qenie të bindura, të cilat nuk janë kurrë arrogante, por që vazhdimisht e lavdërojnë Zotin:
Allahut i përulet në sexhde çdo gjallesë, në qiej dhe në Tokë, edhe engjëjt, të cilët nuk janë kryelartë. (Sure Nahl: 49))
Gjatë historisë, engjëjt i kanë dërguar njerëzimit porositë e Zotit. Engjëjt u janë paraqitur shumë profetëve, dhe, në disa raste, besimtarëve të sinqertë, si Merjemja, dhe u kanë komunikuar atyre urdhrat dhe urtësinë hyjnore të Zotit. Zoti na informon për besimin në engjëj në Kuran, duke e bërë atë parakusht të besimit në Kuran për Islamin. Në një ajet të Kuranit, thuhet se besimi në engjëj është veti e një besimtari: 
I Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij e po ashtu dhe besimtarët: të gjithë besojnë në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij”. Ata thonë: “Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë dhe te Ti do të kthehemi!” (Sure Bekare: 285)

Hiç yorum yok:

Yorum Gönder