5 Temmuz 2016 Salı

Ringjallja

Ringjallja

Ai na sjell shembull, duke harruar krijimin e vet dhe thotë: “Kush do t’i ngjallë eshtrat kur të kalben?” Thuaj: “Do t’i ngjallë Ai që i krijoi ato për herë të parë; Ai ka njohuri të plotë për çdo krijesë. (Sure Ja Sin: 78-79)
Ringjallja është një rikrijim i jetës pas vdekjes. Vdekja nuk është ndërprerje e ekzistencës. Bota, të cilën Zoti e ka krijuar për ta sprovuar njeriun, do të shërbej për të caktuar vendin e tij në jetën e përtejme. Pas vdekjes, çdo njeri do të rikrijohet në një trup të ri dhe do të fillojë jetën e tij në ahiret, ku Zoti do ta vendos atë ose në Ferr ose në Parajsë, varësisht nga veprat e tij në këtë botë. Ringjallja e njerëzimit është gjë e lehtë për tu bërë për Zotin. Në një ajet, ngritja e gjithë njerëzve së bashku në Ditën e Gjykimit përshkruhet si vijon:  
Jemi Ne ata që japin jetën dhe vdekjen. Te Ne do të kthehet çdo gjë! Atë Ditë, toka do të hapet e ata do të dalin me nxitim. Për Ne është e lehtë t’i mbledhim ata të gjithë. (Sure Kaf: 43-44)
Ca njerëz dyshojnë se Zoti mund ta ringjallë njeriun. Mirëpo, është Zoti Ai i Cili së pari krijoi njeriun nga asgjëja, dhe prandaj, padyshim se ka fuqi që ta sjellë atë përsëri në jetë. Zoti na bën me dije për këtë të vërtetë në Kuran:
O njerëz, nëse ju dyshoni në ringjalljen, mendoni si Ne ju kemi krijuar prej dheut, pastaj prej pikës së farës, pastaj prej droçkave të gjakut, pastaj prej një cope mishi me trajtë të plotë ose jo të plotë, për t’jua bërë të qartë! Dhe Ne e mbajmë në mitër atë që duam deri në kohën e caktuar. Pastaj ju nxjerrim si fëmijë e pas kësaj do të arrini moshën e pjekurisë. Disa nga ju vdesin e disa ngelin deri në pleqëri të thellë, që të mos dinë asgjë nga ajo që kanë ditur më parë. Dhe ti e sheh tokën të tharë, por, kur Ne lëshojmë ujë mbi të, ajo trazohet dhe gufon dhe prej saj mbijnë gjithfarë lloj bimësh të mrekullueshme në çift. Kjo ndodh (që ta dini) se Allahu është e Vërteta, se Ai i ringjall të vdekurit, se Ai është i Fuqishëm për çdo gjë. (Sure Haxh: 5-6)
Për të na dhënë një shembull të këtij rikrijimi, Zoti na tërheq vëmendjen ndaj fenomeneve natyrore që na rrethojnë. Pas shiut, Zoti ringjall dheun e vdekur dhe shterpë ku asgjë s’mund të rritej ashtu që bëhet përsëri i frytshëm. Në mënyrë të ngjashme, sjellja e njeriut përsëri në jetë pas vdekjes së tij është gjë e lehtë për Allahun:
Ai i dërgon erërat si lajmëtare të mëshirës së Tij. Kur erërat lëvizin retë e rënda me shi, Ai i çon ato tek ndonjë vend i vdekur, ku lëshon shi dhe me anë të tij nxjerr lloj-lloj frutash; po kështu do t’i ringjallë edhe të vdekurit. Këta janë shembuj që t’ua vini veshin. (Sure A’raf: 57)
Çdo gjë është e lehtë për Allahun. Kurani thotë se krijimi apo ringjallja e njerëzimit është sikurse ajo e një njeriut të vetëm:
Krijimi dhe ringjallja e ju të gjithëve është njësoj si krijimi i një njeriu të vetëm. Vërtet, Allahu i dëgjon dhe i sheh të gjitha. (Sure Lukman: 28)

Hiç yorum yok:

Yorum Gönder