5 Temmuz 2016 Salı

Qëllimi Është Që Të Arrihet Kënaqësia E Zotit

Qëllimi Është Që Të Arrihet Kënaqësia E Zotit

Thuaj: “Unë jam urdhëruar që ta adhuroj Allahun me përkushtim të sinqertë. (Sure Zumer: 11)
Me të kuptuar shtrirjen e fuqisë së pafund të Zotit, të harrosh ekzistencën e Tij dhe të mbetesh i pavëmendshëm është thjeshtë mashtrim i vetvetes. Ajo që Zoti kërkon prej qenieve njerëzore është që ata të përpiqen të fitojnë kënaqësinë e Tij si prioritetin e tyre të vetëm në jetë.
Pasi që është Zoti Ai i Cili krijoi njeriun, i siguroj atij riskun (mjetet për jetesë) dhe gjithë të mirat tjera dhe i Cili i premtoi atij jetën e amshueshme në ahiret, do të ishte një akt i mosmirënjohjes që njeriu të kërkoj kënaqësinë e të tjerëve, apo kënaqësinë e unit të tij, si qëllimin e tij kryesor. Ndëshkimi për një mosmirënjohje të tillë është zjarri i përjetshëm i xhehenemit.
Ekzistojnë dy zgjidhje që mund të bëj njeriu; ai mundet ose të mbështes jetën e tij në kënaqësinë e Zotit dhe kështu të fitoj shpërblimin e Xhenetit të Tij, ose të zgjedh rrugën e cila shpie në Xhehenem. Nuk ekziston opsioni i tretë për të. Kjo shprehet qartë në ajetin në vazhdim:
Cili është më i mirë, ai që themelet e godinës së vet i vë në përkushtimin ndaj Allahut dhe në kënaqësinë e Tij apo ai që themelet e godinës së tij i vë në bregun e gërryer dhe që rrokulliset me të në zjarrin e Xhehenemit?! Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë popullin keqbërës. (Sure Teube: 109)
Ato vlera të lavdëruara në Kuran janë ato që bazohen krejtësisht në atë që arrin kënaqësinë e Zotit. Për shembull, vet-sakrifikimi, i cili është i dashur për Zotin, vlen vetëm nëse njeriu nuk pret asnjë shpërblim për të, por vetëm të arrij të fitoj kënaqësinë e Zotit. Në Kuran rrëfehet se besimtarët sillen në mënyrë të drejtë vetëm e vetëm për të fituar miratimin e Zotit:
Ata i ushqejnë të varfrit, jetimët dhe të zënët rob edhe pse vetë janë nevojtarë, duke thënë: “Ne ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Për këtë, nuk duam shpërblim e as falënderim! (Sure Insan: 8-9)
I Dërguari i Zotit, Profeti Muhammed (savs) ka thënë po ashtu në një hadith se kënaqësia e Zotit duhet gjithmonë të mbahet mbi kënaqësinë e njeriut:
Kushdo që përpiqet të fitoj kënaqësinë e Zotit me çmimin e pakënaqësisë së njerëzve, do të fitojë Kënaqësinë e Zotit dhe Zoti do të bëj që njerëzit të jenë të kënaqur me të. Dhe kushdo që përpiqet të fitoj kënaqësinë e njerëzve me çmimin e pakënaqësisë së Zotit, do të fitoj pakënaqësinë e Zotit dhe Zoti do të bëj që njerëzit të jenë të pakënaqur me të. (transmetuar nga Ibn Hibban në Sahihun e tij)
Nderi dhe kënaqësia më e madhe që njeriu mund të arrij ndonjëherë është kënaqësia e Zotit. Zoti bën që robërit e Tij të jenë të kënaqur me Të përmes mirësive të panumërta që Ai ju dhuron atyre. Në një ajet të Kuranit, shpërblimi i besimtarëve të cilët janë të kënaqur me Zotin, dhe me të cilët Zoti është i kënaqur, rrëfehet si vijon:
Shpërblimi i tyre është te Zoti i tyre: kopshtet e Adnit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj e ku do të banojnë përherë. Allahu është i kënaqur me ata, por dhe ata janë të kënaqur me Atë. Kjo është dhurata për ata që e kanë frikë Zotin e vet. (Sure Bejine: 8)
Kënaqësia e Zotit nuk fitohet vetëm duke kryer vepra të caktuara adhurimi në kohë të caktuara. Kënaqësia e Allahut fitohet po ashtu duke u sjellë në mënyrë të drejtë gjatë gjithë jetës. Ajeti në vazhdim na bën me dije se e tërë jeta e një besimtari duhet të orientohet drejt një qëllimi të vetëm:
Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. (Sure En’am: 162)

Hiç yorum yok:

Yorum Gönder