5 Temmuz 2016 Salı

Xheneti Dhe Xhehenemi

Xheneti Dhe Xhehenemi

Nuk janë të barabartë banorët e Xhehenemit dhe banorët e Xhenetit; banorët e Xhenetit do të jenë të fituarit. (Sure Hashr: 20)
Kur Zoti krijoi Profetin Adem (as), njeriun e parë në tokë, dhe gruan e tij, Ai i vendosi ata në Xhenet. Mirëpo, siç na bën me dije Kurani, në Xhenet, Ademi dhe gruaja e tij u joshën nga e keqja dhe shkelën ndalesën e Zotit.
Kjo histori na mundëson të arsyetojmë që njeriu ka prirje të vlerësoj bukurinë dhe vlerën e një gjëje të bukur nëse mund ta krahasoj atë me diçka të keqe. Ai e kupton ligësinë e të keqes nëse e njeh atë që është e mirë. Vlera e një gjëje mund të vlerësohet me anë të krahasimit. Pasi që së pari ishin vendosur në Xhenet, Profeti Adem (as) dhe gruaja e tij nuk kishin qenë kurrë në një vend që do të mund të krahasohej me Xhenetin dhe kështu dështuan në vlerësimin e dallimit. Prandaj, njerëzve të cilët përndryshe do të dështonin në vlerësimin e mirësive dhe përsosmërisë së Xhenetit, ju është dhënë mundësia për të krahasuar duke qenë së pari të krijuar në këtë botë, një vend ku e mira dhe e keqja ekzistojnë njëkohësisht.
Me qëllim të krahasimit më të mirë, në Ditën e Gjykimit, kur çdo njeri do të ringjallet, Zoti do t’i tubojë të gjithë njerëzit rreth Xhehenemit dhe pastaj do të shpëtojë ata besimtarë të cilët ishin të vëmendshëm ndaj respektimit të kufijve të Tij. Ai i cili e sheh Xhehenemin me sytë e tij padyshim se do të kuptojë, nga përvoja e tij, se Xheneti është shpëtim dhe mirësi e madhe:
Për Zotin tënd! Ne do t’i tubojmë ata dhe djajtë, pastaj do t’i sjellim ata të gjunjëzuar rreth Xhehenemit! Pastaj do të ndajmë prej çdo grupi atë që ka qenë më kokëfortë ndaj të Gjithëmëshirshmit. Ne pastaj e dimë më së miri se kush prej tyre e ka merituar të digjet në të. Dhe nuk ka asnjë prej jush që të mos arrijë tek ai (Xhehenemi). Kjo është vendosur prerazi nga Zoti yt. Pastaj do t’i shpëtojmë ata që kanë qenë besimtarë dhe do t’i lëmë keqbërësit të gjunjëzuar në të. (Sure Merjem: 68-72)
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t’i shpiem në kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Aty do të qëndrojnë vazhdimisht e përgjithmonë. Ky është premtimi i vërtetë i Allahut. E kush është më i vërtetë se Allahu në fjalë?! (Sure Nisa: 122)
Ata të cilët kanë zgjedhur rrugën e gabuar, edhe pse u paralajmëruan dhe u udhëzuan për në rrugën e drejtë, do të vendosen në Xhehenem, ku do t’i nënshtrohen një ndëshkimi të përjetshëm. Padyshim, kjo është përmbushja e drejtësisë së pafund të Zotit:
Jobesimtarët do të shtyhen grupe-grupe në Xhehenem dhe, kur të arrijnë atje, do të hapen dyert e tij dhe rojtarët do t’u thonë atyre: “A nuk ju kanë ardhur të dërguar midis jush, të cilët ju lexonin shpalljen e Zotit tuaj e ju tërhiqnin vërejtjen për takimin e kësaj dite?!” Mohuesit do të thonë: “Po, është e vërtetë!” E kështu përmbushet fjala e Allahut për dënimin e mohuesve.(Sure Zumer: 71)
Natyra e njeriut është qenësisht e prirur ndaj praktikimit të vlerave dhe karakterit të lavdëruar në Kuran. Ky është modeli i besimtarit që kënaq Zotin. Zoti ia qartëson njeriut atë që është e keqe dhe atë që është e mirë. Veç kësaj, Zoti i ka dhuruar njeriut sytë, veshët, një zemër dhe aftësinë e gjykimit, me anë të së cilës të bëj dallimin e të mirës prej të keqes. Pasi që, përmes këtyre cilësive, njeriu mundet lehtësisht të njoh ekzistencën dhe madhështinë e Zotit, dhe të ketë besim në Të, është e qartë se ata të cilët zgjedhin të mos besojnë nuk e meritojnë të trajtohen njëjtë si besimtarët. Zoti përshkruan se si do të dallohen këto dy grupe në ahiret si vijon:
Allahu i thërret njerëzit për në Shtëpinë e shpëtimit (Xhenet) dhe udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë. Ata që bëjnë vepra të mira, do të kenë shpërblim të mirë, madje edhe më tepër! Fytyrat e tyre nuk do t’i mbulojë as errësira, as poshtërimi. Ata do të jenë banorë të Xhenetit, në të cilin do të banojnë përherë. Kurse ata që bëjnë vepra të këqija, do të kenë dënim gjegjës për atë të keqe. Ata do t’i mbulojë poshtërimi, pa pasur askënd që t’i mbrojë nga dënimi i Allahut, me fytyrat e tyre si të ishin të mbuluara me copa të errëta nate. Këta do të jenë banorët e zjarrit dhe aty do të qëndrojnë përgjithmonë. (Sure Junus: 25-27)
Zoti jap një përshkrim të jetës në Xhenet. Ai ua premton këtë jetë atyre të cilët besojnë dhe sillen në mënyrë të drejtë në këtë botë. Ky është lajmi i mirë që u komunikohet besimtarëve:
Ata janë të afërtit (tek Allahu),
në kopshtet e kënaqësisë.
Shumica e tyre janë prej të lashtëve,
ndërsa një pakicë prej brezave të mëvonshëm.
Ata do të qëndrojnë në divane të stolisura me ar e gurë të
çmuar,
të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit.
Do t’u sillen rreth (për shërbim) djelmosha përherë të rinj,
me kupa, ibrikë dhe gota me pije të kulluar, që rrjedh
e prej së cilës nuk do t’u dhembë koka dhe nuk do t’u humbë
mendja,
e me fruta të cilat do t’i zgjedhin vetë
dhe mish shpendësh që ua ka ënda.
Për ata ka edhe hyrie symëdha,
të ngjashme me margaritarët e ruajtur,
si shpërblim për atë që kanë punuar.
Aty nuk do të dëgjojnë biseda të kota, as fjalë gjynahesh,
por vetëm fjalët “Paqe, paqe”!
E njerëzit e së djathtës – sa të nderuar që janë fatlumët!
Ata do të qëndrojnë në mes të lotusëve pa gjemba
dhe bananeve të mbushura me fruta,
nën hije të gjera,
pranë një uji rrjedhës,
dhe mes frutave të llojllojshme,
të cilat kurrë nuk sosen, as nuk janë të ndaluara;
dhe në shtroje të ngritura (ku i presin hyrijet),
të cilat Ne i kemi krijuar në një formë të veçantë (jo të lindura),
dhe i kemi bërë ato virgjëresha,
të dashura për bashkëshortët e tyre dhe moshatare me ta,
për njerëzit e së djathtës.
Janë shumë nga të lashtët
e shumë edhe nga të mëvonshmit. (Sure Vakia: 11-40)
Ndërsa Zoti u jap besimtarëve lajmin e mirë të Xhenetit, një vend i lumturisë dhe shpëtimit me mirësi të panumërta. Ai po ashtu i bën me dije jobesimtarët se ata do të dërgohen në Xhehenem. Kurani jap një përshkrim të Xhehenemit, një vend i vuajtjes së padurueshme:
Po njerëzit e së majtës – sa të poshtëruar janë fatkeqët!
Ata do të jenë në afshin përcëllues të zjarrit dhe ujit të valuar
dhe nën hijen e një tymi të zi,
e cila nuk do të jetë as e freskët e as e këndshme.
Ata, para kësaj, jetonin në luks
dhe në vazhdimësi bënin gjynahe të rënda,
duke thënë: “Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi pluhur e eshtra,
vërtet do të ringjallemi?!
Vallë, edhe të parët tanë të lashtë?!”
Thuaju (o Muhammed): “Me siguri, edhe të parët, edhe të
mbramët,
do të tubohen në një ditë të caktuar.
Dhe atëherë ju, o jobesimtarë të humbur,
me siguri që do të hani nga pema e zekumit,
me të cilën do të mbushni barkun.
Pastaj do të pini ujë të valuar,
madje do të pini ashtu siç pi deveja e etshme”.
Kështu do të jetë gostia e tyre në Ditën e Llogarisë!(Sure Vakia: 41-56)

Hiç yorum yok:

Yorum Gönder