5 Temmuz 2016 Salı

Vdekja Nuk Është Fundi

Vdekja Nuk Është Fundi

Çdo njeri do ta shijojë vdekjen! Ne ju vëmë në provë me të keqe dhe me të mirë dhe te Ne do të ktheheni. (Sure Enbija’: 35)
Vdekja, e cila padyshim se do të na ndodhë të gjithëve, është një e vërtetë me shumë rëndësi në jetën e njeriut. Kurrë nuk mund të dimë me saktësi se çfarë do të përjetojmë për një orë apo madje në momentin vijues. Duke qenë kështu, është e qartë se sa e gabueshme do të ishte të planifikojmë jetët tona duke u mbështetur ne ngjarjet që mund të mos ndodhin kurrë. Vdekja, në anën tjetër, është gjëja e vetme e cila është e sigurt se do të ndodhë me siguri. Vetëm pranimi i kësaj të vërtete themelore na bën të kuptojmë se ne duhet të mbështesim jetët tona në pajtim me të. Vdekja është po ashtu pjesë e sprovës së njeriut. Zoti na informon në Kuran se Ai krijoi vdekjen dhe jetën për ta vënë njeriun në sprovë.
Ai i ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë; Ai është i Plotfuqishmi dhe Falësi i madh. (Sure Mulk: 2)
Vdekja është fundi vetëm i jetës së kësaj bote – pra fundi i sprovës – dhe fillimi i jetës tjetër. Për këtë arsye, besimtarët nuk i frikësohen vdekjes. Mendimi për vdekjen nuk i shqetëson ata, sepse çdo moment i jetës së tyre jetohet në kërkim të veprave të mira si përgatitje për ahiretin. Por, jobesimtarëve vdekja u shkakton shqetësim të madh, pasi që ata e kuptojnë atë si asgjësim të plotë. Prandaj, ata i shmangen çdo mendimi për vdekjen. Por është e kotë. Asnjë shpirt s’mund t’i shmanget vdekjes kur të ketë arritur koha e përcaktuar për të:
Kudo që të gjendeni, do t’ju arrijë vdekja, madje, qofshi edhe në kështjellat më të forta... (Sure Nisa: 78)
T’i shmangesh mendimit për vdekjen është t’i shmangesh të vërtetës. Pasi që në fund vdekja do t’i vijë njeriut herët a vonë, është gjë e urtë që të sillemi duke mbajtur gjithnjë në mendje mendimin për vdekjen. Kjo është natyra e arsyeshme në përputhje me të cilën veprojnë besimtarët. Derisa t’i arrij vdekja, ata bëjnë vepra të mira, ashtu siç na urdhëron Allahu në Kuran:
Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja! (Sure Hixhr: 99)
Të menduarit për vdekjen forcon shpirtin e njeriut. Ai e ndalon epshin e njeriut që të mos e devijoj atë, duke u joshur prej sprovave të rrejshme të kësaj bote. Ai rrënjos në të vendosmërinë dhe përkushtimin për t’ju shmangur të gjithave formave të sjelljes me të cilat Allahu është i pakënaqur. Kjo është arsyeja që një besimtar duhet të mendoj shpesh për vdekjen, duke mos harruar kurrë se të gjithë njerëzit, duke përfshirë atë vet, një ditë do të vdesin.
Nga Kurani, ne mësojmë atë që në të vërtetë i ndodhë atij që vdes, dhe çfarë ai apo ajo vërtet përjeton apo ndien. Kur ne e shohim dikën duke vdekur, ne vetëm vrojtojmë “vdekjen biologjike” të tij. Mirëpo, e vërteta është se, personi që është duke vdekur, edhe pse në një dimension krejtësisht tjetër, përballet me engjëjt e vdekjes. Nëse ai është jobesimtar, vdekja e vet i shkakton atij dhimbje të madhe. Engjëjt e vdekjes, pas nxjerrjes së shpirtit të tij, e rrahin dhe e mundojnë atë. Tronditja e jobesimtarit përshkruhet si vijon:
...Ah sikur t’i shihje keqbërësit gjatë agonisë së vdekjes, kur engjëjt zgjasin duart (duke thënë): “Dorëzoni shpirtrat tuaj! Sot ju do të ndëshkoheni me dënim poshtërues për shkak të të pavërtetave që keni thënë për Allahun dhe që keni shpërfillur shpalljet e Tij”.. (Sure En’am: 93)

E çfarë do të bëjnë ata, kur engjëjt do t’ua marrin shpirtin, duke i rrahur në fytyrat dhe shpinat e tyre?! Kjo, sepse ata pasuan atë që shkakton zemërimin e Allahut dhe urryen pëlqimin e Tij e kështu, Ai ua zhvlerësoi atyre veprat. (Sure Muhammed: 27-28)
Në anën tjetër, vdekja premton gëzim dhe lumturi të madhe për besimtarët. Për dallim nga jobesimtarët, shpirtrat e të cilëve shkulen prej tyre dhunshëm, shpirtrat e besimtarëve nxjerrën prej tyre butësisht (Sure Nazi'at: 2). Kjo përvojë është e ngjashme me rastin e shpirtit në gjumë, i cili e lëshon trupin dhe lëviz për në një dimension tjetër (Sure Zumer: 42)
Allahu ua merr shpirtrat atyre që u ka ardhur çasti i vdekjes dhe atyre që nuk kanë vdekur, por që janë në gjumë. Pastaj Aindal shpirtin e atij që i është caktuar vdekja, ndërsa të tjerëve ua lë deri në një kohë të caktuar. Me të vërtetë, këto janë shenja përnjerëzit që mendojnë. (Sure Zumer: 42)
Ata do të hyjnë në Xhenetet e Adnit, ku rrjedhin lumenj dhe ku ka gjithçka, që ata dëshirojnë. Kështu i shpërblen Allahu punëmirët, të cilëve engjëjt ua marrin shpirtrat, duke qenë të pastër. U thonë atyre: “Shpëtimi qoftë mbi ju! Hyni në Xhenet, si shpërblim për veprat që keni kryer!” (Sure Nahl: 31-32)

Hiç yorum yok:

Yorum Gönder