Besimtarët Duhet Të Jenë Të Bashkuar Dhe Të Bashkëpunojnë
Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu jua shpjegon shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni në udhën e drejtë. (Sure Ali Imran: 103)
Njerëzit përgjithësisht kanë prirje të krijojnë miqësi me të tjerët të cilët posedojnë cilësi të ngjashme të karakterit. Ata parapëlqejnë njerëzit të cilët ndajnë botëkuptim të njëjtë mbi jetën, ju gëzohen gjërave të njëjta dhe me të cilët mund të shkojnë mirë. Si rrjedhojë, ata të cilët ndajnë pikëpamje të njëjta në mënyrë të pashmangshme ndërtojnë një lidhje të fortë mes tyre. Njerëzit e ndershëm dhe të sinqertë joshin njerëz të ndershëm dhe të sinqertë siç janë ata; ata nuk krijojnë miqësi me njerëz të lig. Njerëzit të cilët janë të pandershëm dhe që janë të prirur për ligësi, në anën tjetër, janë të prirur të shoqërohen me të tjerët të cilët janë të pandershëm.
Besimtarët, të cilët janë grupi i vetëm, mes gjithë të tjerëve, me karakterin e të cilëve Zoti është i kënaqur, duhet, në pajtim me urdhrin e Zotit dhe në pajtueshmëri me prirjen e tyre natyrore, të qëndrojnë gjithmonë të bashkuar.
Vërtet, ky është një akt adhurimi i urdhëruar nga Zoti në Kuran. Zoti i urdhëron besimtarët të qëndrojnë të bashkuar me besimtarët tjerë dhe të mos iu binden atyre të cilët janë mosrespektues:
Dhe qëndro me ata që i luten Zotit të vet në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar Fytyrën (kënaqësinë) e Tij dhe mos i shmang sytë nga ata (tek të tjerët), duke dëshiruar stolitë e shkëlqimin e kësaj jete. Mos dëgjo atë zemrën e të cilit ia kemi lënë mospërfillëse ndaj përmendjes Sonë e, që shkon pas dëshirave të veta, duke shkelur çdo kufi në veprimet e veta.(Sure Kehf: 28)
Besimtarët janë grupi i vetëm i njerëzve në tokë që kërkojnë kënaqësinë e Zotit. Ata përvetësojnë vetëm tiparet e karakterit me të cilat është i kënaqur Zoti. Mirëpo, këto vetvetiu nuk mjaftojnë; është e domosdoshme që të ekzistoj një mjedis ku këto vlera të mund të praktikohen dhe njerëzit te të cilët ato të mund të ushtrohen. Zoti kërkon prej nesh që të jemi të drejtë, të sillemi me dhembshuri dhe zemërgjerësi, të urdhërojmë atë që është e drejtë dhe të përvetësojmë vlerat e lavdëruara në Kuran. Mirëpo, njeriu nuk mund t’ju qëndroj besnik këtyre vlerave pa ekzistencën e njerëzve tjerë. Me fjalë tjera, për të qenë një person i mëshirshëm dhe vet-flijues, njeriu duhet të jetë pranë njerëzve të cilët dinë të vlerësojnë përsosmërinë e karakterit, si edhe të meritojnë një kujdes të tillë. Këta njerëz janë besimtarët.
Asnjë besimtar i sinqertë nuk dëshiron të shoqërohet me dikën i cili nuk sillet ashtu si urdhëron Zoti, i cili nuk ka përvetësuar vlerat e Kuranit, dhe si rrjedhojë, i cili dëshiron të jetë pranë njerëzve tjerë të pamend siç është ai vet. Veç kësaj, ai nuk ushqen dashuri ndaj njerëzve të cilët nuk respektojnë besimet, të cilët e dënojnë atë për shkak të besimit të tij në Zotin dhe të jetuarit e jetës sipas vlerave të fesë dhe që dëshiron që ta largojë atë nga shoqëria dhe të sillet me të në mënyrë armiqësore:
O besimtarë, mos i bëni miq armiqtë e Mi dhe tuajt, duke u shprehur atyre dashuri, ndërkohë që ata kanë mohuar të vërtetën, që ju ka ardhur dhe kanë dëbuar të Dërguarin dhe ju, vetëm se besonit në Allahun, Zotin tuaj. Nëse keni dalë luftëtarë në rrugën Time dhe për kënaqësinë Time dhe fshehurazi u shfaqni atyre dashuri, atëherë gaboheni. Unë e di çfarë fshihni dhe çfarë bëni haptazi. Secili prej jush që vepron ashtu, është shmangur nga rruga e drejtë.(Sure Mumtehine: 1-2)
Zoti na bën me dije se nuk është e drejtë të ushqehet dashuri ndaj njerëzve të tillë dhe as që të shoqërohemi me ta dhe shton se besimtarët duhet gjithmonë të qëndrojnë me besimtarët tjerë:
O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)! (Sure Teube: 119)
Natyrisht, një besimtar duhet t’ju afrohet të gjithëve, përfshirë jobesimtarët, në një mënyrë miqësore dhe tolerante dhe të sillet me ta me drejtësi. Mirëpo, sjellja me tolerancë dhe drejtësi ndaj jobesimtarëve është shumë e ndryshme nga përvetësimi i vërtetë i tyre si shokë të afërm. Një besimtar i zgjedh vetëm ata të cilët janë besimtarë sikur ai për shokë të tij. Ky është urdhri i Zotit:
Miqtë dhe mbrojtësit tuaj janë vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët që falin namazin dhe japin zekatin, duke qenë të përulur (në adhurim) ndaj Allahut. (Sure Ma’ide: 55
Hiç yorum yok:
Yorum Gönder