Fjala E Fundit
Faktet e përshkruara në këtë libër janë ato që janë më të rëndësishmet në lidhje me këtë jetë. Pasi që njeriu është një qenie e cila u krijua nga Zoti dhe në fund tek Ai do të kthehet, asgjë nuk mund të jetë më e rëndësishme se sa njohja e Zotit dhe si t’i shërbehet Atij.
Prandaj, ju duhet t’i kushtoni vëmendjen e duhur këtyre fakteve dhe të rishikoni qëllimet e tuaja në jetë dhe, po të jetë nevoja, t’i riorientoni veprimet tuaja dhe drejtimin e jetëve tuaja në dritën e fakteve vijuese.
A e njihni Zotin, Krijuesin tuaj?
A e falënderoni Atë?
A jeni të vetëdijshëm për Librin që Ai ju ka zbritur si udhërrëfyes për në rrugën e drejtë?
Apo, çfarë jeni duke bërë për të jetuar në pajtim me këtë Libër?
Ne ju sigurojmë se këto janë çështjet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me jetën tuaj. Çdo gjë tjetër do të kalojë apo do të vdes, por Zoti do të mbetet përjetësisht. Gjithashtu edhe premtimi i Zotit, domethënë, Dita e Gjykimit dhe ahireti, do të ekzistojnë. Ju do të vdisni një ditë, dhe pastaj prapë do të ringjalleni, dhe do të thirreni tek Zoti për të dhënë llogari për veprat tuaja.
Mos harroni se të dyja, si një jetë e lumtur në këtë botë dhe një jetë e hareshme në ahiret, varen nga shërbimi juaj i Zotit. Kjo është arsyeja pse Zoti ju krijoi. Nënshtrojuni qëllimit të krijimit tuaj, adhuroni Atë dhe drejtojuni Atij.
Ai është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që është midis tyre, prandaj, vetëm Atë adhuroje dhe bëhu i qëndrueshëm në adhurimin ndaj Atij. A njeh ti ndokënd që ka Emrin e Tij?! (Sure Merjem: 65)
Hiç yorum yok:
Yorum Gönder