Zoti Sheh Dhe Di Gjithçka
Njerëzit nuk mund ta shohin Zotin – përveç nëse Ai dëshiron këtë, që paraqet arsyen kryesore pse shumë njerëz shpesh pandehin në mënyrë të gabuar se Zoti nuk mund t’i shoh ata (vërtet, Zoti është i lartësuar prej asaj që ata i përshkruajnë Atij). Zoti sheh dhe ka dijeni për çdo gjë, deri në hollësinë më të vogël, siç tregohet në një ajet të Kuranit si vijon:
Shikimet njerëzore nuk mund ta arrijnë Atë, ndërkohë që Ai i arrin shikimet e të gjithëve. Ai është Bamirës i pakufi dhe di çdo gjë. (Sure En’am: 103)
Kudo që mund të jetë një person, padyshim se Zoti është me të. Mu në këtë moment, derisa ju lexoni këta rreshta, Zoti ju sheh dhe e di me saktësi atë që ju përshkon mendjen. Kudo që shkoni, apo çfarëdo që bëni, kështu është gjithmonë. Siç e shpjegon Kurani:
Në çfarëdo pune që të jesh, çfarëdo gjëje që të lexosh nga Kurani dhe çfarëdo pune që të bëni (o njerëz), Ne jemi dëshmitarë, kur ju të thelloheni në të. Zotit tënd nuk i fshihet asnjë grimë peshe, në Tokë e në qiell; as më pak nga ajo e as më shumë nuk mbetet pa u shënuar në Librin e qartë. . (Sure Junus: 61)
Ai i krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, pastaj u ngrit mbi Fron. Ai e di se çfarë hyn në Tokë dhe çfarë del prej saj, çfarë zbret prej qiellit dhe çfarë ngjitet drejt tij. Ai është me ju kudo që të gjendeni; Ai sheh gjithçka që bëni. (Sure Hadid: 4)
Ai i krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, pastaj u ngrit mbi Fron. Ai e di se çfarë hyn në Tokë dhe çfarë del prej saj, çfarë zbret prej qiellit dhe çfarë ngjitet drejt tij. Ai është me ju kudo që të gjendeni; Ai sheh gjithçka që bëni. (Sure Hadid: 4)
Profeti Muhammed (savs) gjithashtu i përkujtoi besimtarët që ta kenë parasysh këtë kur tha: “Zoti është mbi Fron dhe asgjë që ju veproni nuk është e fshehtë për Zotin.”
I vetëdijshëm për këtë të vërtetë, një besimtar i nënshtrohet Zotit të tij, kërkon mbrojtjen e Tij dhe nuk i frikësohet askujt pos Tij. Urdhri i Zotit për Profetin Musa dhe Harunin, të cilët ngurruan që të shkojnë tek Faraoni për ta thirrur atë në Islam, është një mësim për të gjithë besimtarët:
(Allahu) tha: “Mos u frikësoni! Në të vërtetë, Unë jam me ju, dëgjoj dhe shoh.(Sure Ta Ha: 46)
Hiç yorum yok:
Yorum Gönder