5 Temmuz 2016 Salı

Mekati Dhe Pendimi

Mekati Dhe Pendimi

Njëra prej arsyeve për ndarjen e njerëzve nga feja është se ata e konsiderojnë veten të pafalshëm për arsye të shqetësimit që ndiejnë për gjynahet që kanë bërë. Shejtani përpiqet vazhdimisht të rrënjos dëshpërim të tillë në qeniet njerëzore. Njeriut i cili ka bërë një gjynah, ai vjedhurazi ia pëshpërit porosinë: “Ti je i keq dhe i pabindur ndaj Zotit.” Nëse ka bërë vetëm pak gjynahe, Shejtani e josh atë që të bëj edhe më shumë gjynahe. Drejt qëllimit të tij, Shejtani përdor ndjenjën e turpit që ndjen njeriu ndaj Zotit, por manipulon me këtë ndjenjë për ta larguar njeriun edhe më larg prej Zotit.
Megjithatë, si gjithë të tjerët, kjo dredhi e Shejtanit është dredhi e dobët. Fakti se dikush ka bërë një gjynah nuk do të thotë se është mallkuar prej Zotit dhe se kurrë nuk do të jetë në gjendje të pasojë më rrugën e drejtë. Jo vetëm një gjynah të thjeshtë, por madje edhe po të bënte gjynahet më të mëdha, pa pushim, ai gjithmonë do të ketë mundësinë të pendohet dhe të kthehet kah Zoti. Zoti na bën me dije në Kuran se Ai do të fal çdo person i cili pendohet sinqerisht për gjynahet e tij, domethënë, kërkon faljen e Tij dhe mbetet i vendosur për të mos bërë të njëjtin gjynah përsëri:
Ndërsa atij që pendohet pas të këqijave të tij dhe përmirësohet, Allahu ia pranon pendimin, sepse Ai është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë. (Sure Ma’ide: 39)
Zoti posedon mëshirë të pafund. Në një ajet të Kuranit, ai ju jap lajmin e mirë robërve të Tij: “...Unë jam Pranuesi i pendimeve dhe Mëshirëploti.” (Sure Bekare: 160). Secili individ e ka mundësinë për t’u penduar. Zoti madje pranoi pendimin e Hebrenjve, të cilët devijuan dhe adhuruan një idhull që ata e punuan prej ari, pasi që besuan në Të, dhe i fali ata:
Dhe, kur Musa i tha popullit të vet: “O populli im, ju vetëm vetes i bëtë keq, kur e adhuruat viçin si zot! Prandaj kthehuni të penduar te Krijuesi juaj dhe vritni njëri-tjetrin! Kjo është më mirë për ju në sy të Krijuesit tuaj. Ai jua fali gabimin, sepse Ai i pranon shumë pendimet dhe është Mëshirëploti”. (Sure Bekare: 54)
Pas pendimit dhe të kërkuarit falje Zotit, një person mundet po ashtu të bëhet i pavëmendshëm, duke bërë të njëjtin mëkat përsëri. Në të vërtetë, kjo gjë mund të përsëritet shumë herë. Mirëpo, nëse ai person pendohet një herë e mirë dhe është i vendosur të mos mëkatoj përsëri, ai mund të shpresoj për mëshirën e Zotit.
Sidoqoftë, sikurse është rasti me çdo çështje, faktor me rëndësi është sinqeriteti. Një vepër jo e sinqertë është e papranueshme në shikimin e Zotit. Nëse një person nuk është i vendosur për t’i dhënë fund bërjes së mëkateve dhe thotë: “Në fund do të pendohem,” ai është haptazi i pasinqertë, gjë që ka gjasa t’i sjell pikëllim njeriut. Zoti paralajmëron ata të cilët arsyetojnë në këtë mënyrë si vijon:
Allahu është pranues i pendimit vetëm për ata që bëjnë ndonjë të keqe nga padituria dhe pendohen shpejt. Pra, këtyre Allahu ua pranon pendimin. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë. Nuk pranohet pendimi i atyre që vazhdimisht bëjnë të këqija e, kur u afrohet vdekja, atëherë thonë: “Unë tani me të vërtetë po pendohem”. As për ata që vdesin duke qenë jobesimtarë. Për këta, Ne kemi përgatitur dënim të dhembshëm. (Sure Nisa: 17-18)

Hiç yorum yok:

Yorum Gönder