5 Temmuz 2016 Salı

Besimi Në Librat E Shpallur Nga Zoti Dhe Besimi Në Të Dërguarit E Tij

Besimi Në Librat E Shpallur Nga Zoti Dhe Besimi Në Të Dërguarit E Tij

Që prej kohës kur Profetit Adem (as) zbriti në tokë, Zoti i ka dërguar të dërguar çdo kombi, për t’iu komunikuar atyre ekzistencën e Zotit dhe të ahiretit, dhe për t’iu komunikuar porosinë hyjnore. Disa prej këtyre të dërguarve janë ata profetë emrat e të cilëve përmenden në Kuran dhe të cilëve u janë shpallur librat. Një Musliman nuk guxon të bëj dallim midis tyre, por duhet t’i respektoj të gjithë ata në mënyrë të barabartë, pasi që ata të gjithë ishin profetë të fesë së vërtetë. Zoti i urdhëron Muslimanët të besojnë në të gjithë profetët, pa bërë dallim:
Thoni: “Ne besojmë në Allahun, në atë që na është shpallur neve (Kuranin), në atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe Esbatëve (12 bijve të Jakubit), në atë që i është dhënë Musait e Isait dhe në atë që u është dhënë profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi midis tyre dhe vetëm Allahut i përulemi”. (Sure Bekare: 136)
I vetmi libër ndaj të cilit është përgjegjës njerëzimi në kohën tonë është Kurani, i shpallur Profetit Muhammed (savs). Pasi që, siç bën me dije Kurani, librat e mëhershëm, të cilët në fillim u shpallën për t’ia komunikuar të vërtetën njerëzimit, më vonë u ndryshuan përmes plotësimeve dhe heqjeve:
Mjerë ata që me duart e tyre shkruajnë Librin, e pastaj thonë: “Kjo është prej Allahut” që për këtë të kenë ndonjë dobi të vogël (materiale). Mjerë ata për çfarë kanë shkruar me duart e tyre dhe mjerë ata për çfarë kanë fituar!(Sure Bekare: 79)
Për këtë arsye, Islami u shpall nga Zoti si religjionin përfundimtar të Zotit. Në një ajet të Kuranit, urdhëron si vijon:
…Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj. (Sure Ma’ide: 3)
Kurani na bën me dije po ashtu se Profeti Muhammed (savs) është profeti i fundit:
Muhammedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve; Allahu është I Gjithë-dijshëm për çdo gjë.(Sura al-Ahzab: 40
Rrjedhimisht, religjioni i vetëm i vërtetë për të gjitha kohërat, që nga epoka e Profetit Muhammed (savs), deri në Ditën e Ringjalljes, është Islami, dhe burimi i tij, Kurani.

Hiç yorum yok:

Yorum Gönder